Maqedoni
Fitorja e kombëtares, Qytetarët: Kur bashkohemi, fitojmë
13.11.2020 17:02
Festë në të gjithë vendin. Kështu dukej Shkupi mbrëmë natën pas fitores së Kombëtares ndaj Gjorgjisë...

Festë në të gjithë vendin. Kështu dukej Shkupi mbrëmë natën pas fitores së Kombëtares ndaj Gjorgjisë. Euforia ishte e pranishme edhe sot. Të gjithë janë të gëzuar për fitoren historike.
"Kemi shënuar histori. Bravo djema, jeni më të mirët. Ju uroj sukses në kupën evropiane"...
"Edhe më tej të shkojnë me rezultate më të mira.", thanë qytetarët.
Qytetarët shqiptarë të anketuar nga TVM2, përkujtojnë Federatën e Futbollit se bashkimi megjithatë bën fuqinë e historia tregoi, se rezultati arrihet kur u jepet edhe etniteteve të tjera shanci të kontribuojnë për fitoren.
"Mendoj se shumë mirë kanë luajtur. Ka disa tonët aty, shqiptar sepse pa shqiptar sën bëjn sen. Kur të luajnë bashkë, po"....
"Shqipart ma mirë e luajtën lojën.", thanë qytetarët për TVM2.
Për golin e Pandevit mbrëmë, pa dyshim që kontributi ishte i aksionit të shkëlqyer të nisur nga Elif Ellmaz. Në kombëtarën e Maqedonisë së Veriut, aktualisht luajnë 6 lojtarë shqiptarë, 4 prej të cilëve luajtën mbrëmë. Arjan Ademi ishte heroi i ndeshjes që luajti edhe përkundër lëndimeve, ndërsa Enis Bardhi, ndoshta lojtari më i mirë i përfaqësueses që nuk luajti mbrëmë për shkak të lëndimeve, ësthë shpresa jonë për kampionatin Europian që tashmë i hapi dyert edhe për RMV-në. Një ekip I krijuar pa paragjykime etnike, tregoi se kur mbledh më të mirët, fitorja vjen.
SEDAT SELIMI
