Maqedoni

Gostivar, lëshohet në përdorim reparti i rinovuar kirirgjik

13.11.2020 17:18

Ministri Filipce, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi...

Ministri Filipce, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi, lëshuan sot në përdorim repartin kirurgjik Spitalin e Gostivarit. Paralajmëruan se vitin e ardhshëm ky spital do të ketë edhe rezonancën magnetike. 
 
"Edhe pse po planifikonim për këtë vit, kjo u shty për shkak të situatës me covidin. Më lejoni t'ju përgëzoj, t’ju them të gjithëve të duroni së bashku, tani është kriza më e madhe dhe do të zgjasë për ca kohë, unë besoj në aftësitë tuaja, kapacitetet organizative dhe profesionin tuaj sepse kjo popullatë e rrethit të Gostivarit është një popullsi që prej vitesh po merr shërbime cilësore shëndetësor.", tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.
 
Departamenti i kirurgjisë është ndërtuar në vitin 1978 dhe ky është investimi i parë i rëndësishëm që spitali bën nga buxheti i tij.
 
Projekti për rinovimin e repartit kirurgjik kushton rreth 15 milion denarë.
 
LULZIM KAMBERI