Maqedoni

Masat restriktive, Filipçe: Rezultatet nga masat i presim pas dy javësh

13.11.2020 17:40

Në dy javët e ardhshme pritet që masat e reja restriktive të japin efekt tha deklaruar ministri FIlipçe....

Në dy javët e ardhshme pritet që masat e reja restriktive të japin efekt tha deklaruar ministri FIlipçe. Ai pret që të stabilizohet numri i të infektuarve me Covid 19.
 
“Presim që javën e ardhshme ose pas dy jave, para nesh të jetë periudha në të cilën përfundimisht do të shohim efektet e masave restriktive. Presim që numri i personave të sapodiagnostikuar në këtë periudhë të stabilizohet, dhe në periudhën e ardhshme numri të zvogëlohet.”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.
 
120 shtretër të lirë në spitale, Filipçe: Qendrat Covid gati, sapo komunat të jenë gati
 
Sipas ministrit, numri i pacientëve të shtruar në spitale është akoma më i lartë sesa ai i personave që kanë lëshuar spitalet. Në klinikat e brendshme ka rreth 100 - 120 shtretër dhe staf mjekësor të gatshëm për përkujdesjen e  pacientëve Covid. Ngritja e spitaleve Kovid nëpër qytete gjithsesi varet nga gatishmëria e autoriteteve lokale. 
 
“Kudo ku autoritetet lokale janë të gatshme për të ngritur spitale, me atë renditje e përparësi do të vendosen të njejtat. Këto qëndra Covid, nuk janë vetëm objekte bosh, por janë të pajisura tërësisht me pajisje mjekësore e jomjekësore  për të trajtuar pacientët.”, tha Filipçe.
 
Procedura në njësinë projektuese  të Bankës Botërore ka mbaruar, thotë Filipce sipas të cilit,  po nënshkruhen kontratat dhe po fillojnë punimet përgatitore.
 
FLUTURA LATIFI