Botë
Covid 19: 13 viktima në Kosovë, 7 viktima në Shqipëri; Covid 19: Shifra alarmante edhe në Greqi e Malin e Zi
13.11.2020 18:09
Shifra alarmante Covid në Kosovë, 13 pacientë ndërruan jetë nga Covid 19...

Shifra alarmante Covid në Kosovë, 13 pacientë ndërruan jetë nga Covid 19 duke e cuar kështu në 797 viktima e regjistruara që nga fillimi I pandemisë. Në 24 orët efundit gjithashtu janë regjistruar shifra të larta infektimesh të reja. Nga 2.056 testime rezultojnë 963 raste pozitive. Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë , janë shëruar ehde 177, kurse numri i rasteve aktive është 10.192.
Edhe nga Shqipëria raportohen shifra të larta, 490 raste të reja janë regjistruar me COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa 7 pacientë e kanë humbur betejën me virusin. Aktualisht në Shqipëri ka 13. 429 raste active.
Edhe fqinja jonë Greqia Greqia po përballet me situatë alarmante. Të dhënat e raportuara janë shqetësuese: 3,316 raste të reja të, nga të cilat 828 në Selanik dhe 756 në Atikë, 310 pacientë të intubuar dhe 50 vdekje në 24 orë. Autoritetet kanë nisur aplikimin e masave kufizuese, duke vendosur orë policore nga ora 21;00 deri në orën 05;00 të mëgjesit.
Në Malin e Zi janë shënuar 7 të viktima e 711 raste të reja me Covid 19 në 24 orë.
FARIJE DAUTI BAKIU
