Maqedoni
Covid 19: 25 të vdekur, 1064 pozitiv, 507 të shëruar
13.11.2020 20:42
Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 3096 testime të bëra ka regjistruar 1064...
Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 3096 testime të bëra ka regjistruar 1064 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 25 persona ndërsa janë shëruar 507 pacientë.
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 541 raste i pasuar nga Tetova dhe Kumanova me 57, Shtipi me 46, Velesi me 44, Manastiri me 43, Ohri me 33, Kavadari me 25, Strumica dhe Struga me 23,Gostivari me 12, Gjevgjelia me 11, Negotina me 10 dhe qytetet e tjera me më pak se dhjetë të infektuar.
Betejën me covid 19 e kanë humbur 25 persona, tre nga Shkupi në moshë prej 62, 75 dhe 82 vjeç, tre nga Tetova në moshë 46.77,83vjeç dy nga Prilepi në moshë 71 dhe 79 vjeç, një nga Krusheva 40 vjeç, pesë pacientë nga Kumanova në moshë prej 34, 49, 49, 62, 66 vjeç, katër pacientë nga Manastiri në moshë 71,72, 73 dhe 75 vjeç, një pacientë nga Gostivari në moshë 65 vjeçare, një nga Kriva Pallanka në moshë 75 vjeçare, një nga Strumica 70 vjeç, një nga Vallandova 60 vjeç, një nga Pehçeva 69 vjeç dhe një nga Sveti Nikolla 68 vjeç.
Numri I përgjithsëm I të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 44 mij e 898, prej tyre janë shëruar 26 mij e 289, kanë humbur jetën 1263 dhe numri I rasteve aktive shënon 17 mij e 346.
FLUTURA LATIFI
