Klinika universitare për hematologji, ndihmë amerikane në vlerë prej 800 mijë dollarësh
Klinika universitare për Hematologji...

Klinika universitare për Hematologji përfiton ndimë financiare në vler prej 800 mijë dollarësh nga Komanda evropiane e Armatës së SHBA-ve.
Këto mjete financiare do të përdoren që të zgjerohen kapacitetet për hospitalizimin e pacientëve me sëmundje hematologjike.
Me këtë investim pritet që të përfundoj procesi i rinovimit të gjitha reparteve që filloj në vitin 2017.
“Shumë punë ndryshuan pasi që filluam të bisedojm për këtë projekt, RMV u bë pjes e NATO-së, morri ftesë nga BE-ja për fillim të procesit paraqasës, dhe ndodhi edhe pandemia por ajo që nuk ndryshoi është angazhimi I SHBA-së që të punoj me Maqedoninë për përmirisimin e sistemit shëndetësorë. Jam e lumtur që ai bashkëpunim po zhvillohet do të vazhdojm të punojm bashkarisht jo vetëm në ballafaqimin me pandeminë por edhe për përforcimin e kapacitetit shëndetësor, shkencës dhe teknologjisë që janë në interest ë të gjithë qytetarëve” – tha Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoni, Kejt Mari Brnz.
Me repartin e ri të Klinikës së Hematologjisë, 100 pacientë të vendit dhe 20 nga jashtë do të ndihmohen çdo vit, ndryshe nga më parë kur në nivel vjetor mund të kryheshin 50-60 transplantime në vit, tha drejtoresha e Klinikës, Irina Panovska -Stavridis.
“Pikërisht me këtë donacion, procesi i rinovimit ka përfunduar, i cili së bashku me metodat e reja dhe moderne të trajtimit tashmë të prezantuara, bën që Klinika jonë të rritet në një qendër rajonale për trajtimin e pacientëve me sëmundje malinje hematologjike. Deri më tani, Klinika kishte kapacitetin për të kryer 50-60 transplantime në vit dhe në të njëjtën kohë nuk mund të pranonim pacientët nga rajoni që kërkuan ndihmë mjekësore në vendin tonë, sepse nuk kishim hapësirë. Tani me ndërtimin e repartiti të ri ne po bëhemi një qendër rajonale” – deklaroi Drejtoresha e Klnikës për Hematologji, Irina Panovska –Stavridis.
Me ndihmën e SHBA-së, janë rinovuar reparte edhe në spitalin “8 Shtatori”, është ndërtuar ndërtes e re në spitalin e Demir Hisarit, është rinovuar reparti i nevrologjisë në Qender Klinike ndërsa aktualisht po punohet në Klinikën për kirurgji maksilofaciale. (Sanije Kasami, TVM2)
