Saraj, hapet çerdhja e re, do të pranoj 80 fëmijë

14.11.2020 15:40

Komunës së Sarajit iu shtua edhe një çerdhe...

Komunës së Sarajit iu shtua edhe një çerdhe. Me një hapsirë  prej 600m2, çerdhja e re Flutura do të mund të pranoj deri 80 fëmij nga vendbanimet përreth Sarajit.

Ministrja e Punës dhe politikës sociale, Jagoda Shahpaska theksoi se objeketi është ndërtuar sipas të gjitha standarde europiane dhe posedon të gjitha pajisjet e nevojshem për edukukimin dhe kujdesjen e fëmijëve. Për obejtkin në fjalë janë shpenzuar 22 milionë euro.

“Si qeveri seriozisht investojmë në vendosjen e më të rinjëve në objektet parashkollore.  Arsimimi parashkollor paraqet parakusht për ndërtimin  e një gjenerate të shëndosh e cila do ndërtojnë të ardhmen tonë. Në këtë çerdhe do të jmund të vendosen deri në 80 fëmijë të organizuar në 5 grupe, nndërsa për to do të kujdeset 18 të punësuar. Deri në fund të vitit si Ministri e punës dhe politikës sociale do të përfundojmë edhe 6 çerdhe tjera. Ky është angazhimi jonë me të cilin deri në fund të mandatit përfshirjha në arsimin parashkollor të arrijë 60 pëerqindishin që paraqet hap drejt standradeve të BE-së” - deklaroi Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

Edhe Kryetari i Komunës Blerim Bexheti u shpreh i kënaqur nga realizimi i këtij projekti si dhe për punën e palodhshme të drejtoreshës Vjollca Mustafa dhe Njësin për Arsim pranë Komunës së Sarajit që kontribouan në përfundimin me sukses të të gjitha aktiviteteve të këtij projekti kaq të nevojshëm për këtë vendbanim gjithashtu falenderoi ministren Shahpaska për pjesmarjen.

Çerdhja e re Flutura do të funksionoj në kuadër të të çerdhes “Filizi” e cila poashtu është në Komunës e Sarajit. (Zekirja Mexhiti, TVM2)