Filipçe, pritet masat të japin rezultate brenda dy javësh

14.11.2020 16:06

Në spitalet e vendit aktualisht po trajtohen mbi 700 pacientë me "Covid 19"....

Në spitalet e vendit aktualisht po trajtohen mbi 700 pacientë me "Covid 19", ndërsa vetëm në Shkup në 24 orët e fundit janë pranuar 41 pacient kovid pozitiv, ku po trjatohen gjithsejt 393 pacint.

Minsitri i shëndetësisë thotë se aktualisht ka mjaftueshëm krevet të lirë për trajtimin e kovid pacientëve, ndërsa shpreson se masat aktuale do të japin rezultat për uljen e numrit të personave të infektuar që ditëve të fundit ishte mbi një mijë të infektuar.

“Shpresoj se masat do të japin rezultat, në përputhje me ciklin prej tre deri në katër javë për bartjen e virusit, detektimin, zhvillimin eventual të sëmundjes te bartësit e virusit. Periudha që vjen prej diku dy javësh do të duhej të jepte rezultat nëd rejtim të uljes së numrit të pacinetëve të ri të diagnostifikuar me ‘Covid 19’” – tha Ministri i Shënetësisë, Venko Filipçe.

Misnitri poashtu theksoi se së fundmi është rritur edhe numri i testeve.

“Tanimë kanë arritur 13 mijë teste të shpejata, ne jemi në procedurë të furnizimit, poashtu edhe njësiti proektues i Bankës botërore. Një sasi e konsiderueshme do të arrijë në të gjitha dhe në përputhje me nevojat do të testohen të gjithë” – u shpreh Ministri i Shënetësisë, Venko Filipçe.

Për mos realizimin e projektit për 16 kovid qendra, Filipçe e fajësoi opozitën, e cila tha se po i bllokon procedurat. 

VMRO-DPMNE, ç’do ditë shënojmë rekord me të infektuar

Por nga VMRO-DPMNE-ja opozitare dorëheqjen e misnitrit të shëndetësisë e shohin si çështje të shpëtimit të jetëve, në të kundërtën do të rritet numri i personave të vdekur nga virusi korona.

“Maqedonia për çdo ditë shënon rekorde lidhur me numrin e të infektuarve të ri, por për LSDM-në dhe Filipçen kjo nuk ka rëndësi. Numri i lartë i të infektuarve dhe të vdekurve në vend është pasojë e paaftësisë së Filipçes dhe mosinteresimit të Zaevit për kujdes ndaj shëndetit të qytetarëve”, vlerësojnë nga VMRO-DPMNE duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të misnitrit të shëndetësisë. (Gyltene Sinani, TVM2)