OBSH, vaksina vendimtare për frenimin e pandemisë

14.11.2020 16:29

Pandemia e virusit korona në mbarë botën....

Pandemia e virusit korona në mbarë botën deri më tani ka prekur mbi 53 milion persona. Numri i përgjithshëm i personave që kanë vdekur në të gjithë botën ka arritur në  mbi 1milion e 300 mijë njerëz, ndërkohë numri i pacientëve të shëruar, ka shkuar në  37 milion.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në botë aktualisht është mbi 14 milion. SHBA-ja regjistroi 184 mijë raste të reja dhe 1,430 viktima si pasojë e sëmundjes.

Në Evropë, Polonia regjistron numër rekord të viktimave. Brenda një dite 548 pesona kanë humbur jetën dhe janë regjistruar 25 mijë raste të reja.

Në Gjermani 22, 461 numri i të prekurve me COVID-19 Kurse numri i viktimave në 24 orët e fundit ishte 178.

Në Bosnje  janë regjistruar 1300 raste të reja ndersa nga covid 19 kanë humbur jetën 49 persona. Qeveria greke ka njoftuar se ka marrë vendim për mbylljen e shkollave fillore dhe çerdheve për fëmijë deri në fund të nëntorit për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19.

Ndërkohë nga OBSH  thone se vaksina është vendimtare  për frenimin e pandemisë.

“Vaksina do të jetë mjet kryesor për kontrollimin e pandemisë dhe ne jemi të inkurajuar nga rezultatet paraprake të testeve klinike që u publikuan këtë javë” – tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Sipas OBSH-Së asnjëherë në histori nuk ka ndodhur që një vaksinë të zhvillohet kaq shpejtë. Ne duhet të zbatojmë të njëjtën urgjencë që të sigurohemi se të gjitha shtetet përfitojnë nga kjo arritje shkencore. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)