Kosovë:11 persona të vdekur ,765 raste të reja

14.11.2020 17:36

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit rezultojnë 765 raste pozitive...

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit  rezultojnë 765 raste pozitive. Ndërsa betejën me “Covid 19” brenda 24 orëve e kanë humbur 11 perosna. Numri më i madh i të infektuarve janë regjistruar në Prishtinë me 290 raste të reja. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 193 pacientë kurse numri i rasteve aktive është 10.752.

Shqipëri: 7 persona të vdekur,532 raste të reja

Ndërsa në Shqipëri brenda 24 orëve janë regjistruar 532 raste të reja  si dhe betejën me covid 19 kanë humbur 7 persona dhe janë shëruar 100 persona. Numri më i madh i të infektuarve janë regjistruar në Tiranë me 191 raste. Raste aktive në Shqipëri  janë 13,854.