Futboll

Fortuna 2009 futet në historinë e futbollit të Maqedonisë

10.11.2014 17:29

Një nga klubet më të reja në futbollin e Maqedonisë, “Fortuna 2009” nga Hasanbegu...

Një nga klubet më të reja në futbollin e Maqedonisë, “Fortuna 2009” nga Hasanbegu, nga dita e diel është bërë pjesë e historisë së futbollit vendor për grupmoshat e reja.

Në kuadër të garave të Ligës së Fëmijëve e organizuar nga FFM-ja, gjenerata e futbollistëve të lindur në vitin 2003/04, në javën e shtatë me rezultatin e lartë 26:0 e kanë mundur ekipin e KF “Goce Dellçev” nga Shkupi. Kjo është fitorja më e lartë në historinë disa vjeçare të garave të futbollit për fëmijë.

Asnjë skuadër deri më tani nuk kishte arritur të shënojë një fitore kaq të lartë.

Kjo fitore me 26:0 erdhi pas asaj fitoreje javën e shkuar kur me 13:0 e kishin mundur Maxharin. Jo vetëm kaq, por “Fortuna 2009” gjenerata 2003/04 mban edhe rekordin e golave të shënuar.

Këta në shtatë javë gara kanë shënuar 65 gola, ndërsa kanë pranuar vetëm 4 gola. Po ashtu kanë  shënuar edhe nisjen më të mirë të një kampionati. Këta kanë shtatë fitore në po aq ndeshje të zhvilluara.