BFI, javën e ardhëshme me Reis të ri

14.11.2020 18:20

Prej disa ditësh BFI ka nisur procedurat për organizimin e zgjedhjeve....

Prej disa ditësh BFI ka nisur procedurat për organizimin e zgjedhjeve të kryetarit të ri. Tanimë është miratuar rregullorja e zgjedhjeve dhe është caktuar komisioni zgjoedhor.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të BFI-së, Shaqir Fetahu, para disa ditësh ka paralajmëruar kandidaturën e tij, ndërsa ambicje për këtë post ka shprehur edhe Myftiu i Tetovës, Qani Nesimi.

“Nëse unë do të jem i tillë që do të më japin këtë përgjegjësi, që unë nuk e ndiej si privilegj, por si përgjegjësi do të jem shumë këmbëngulës që të startojë ndryshimi, plotësimi dhe adaptimi i kushtetutës së Bashkësisë Fetare Islame, sipas të gjitha standardeve të një kushtetute, që ne jetojmë në BE” – tha Myftiu i Tetovës, Qani Nesimi.

Kandidatët për kryetarë të BFI-së duhet të plotësojnë kushtet që përcaktohen në Kushtetutën e BFI-së dhe Rregulloren për zgjedhje, siç janë: kandidati të ketë diplomuar në Fakultet Teologjik Islam, të ketë përvojë pune në BFI-së së paku 10 vjet, të jetë mbi 40 vjeç, të propozohet të paktën nga një anëtarë i Rijasetit të BFI-së, të mbështetet më së paku nga 1/3 e anëtarëve të Rijasetit, dhe të paraqes para trupit zgjedhor plan programin e tij dhe ta dorëzojë atë në formë të shkruar. Komisionit Zgjedhor pret që javën e ardhëshm të organizojë zgjedhjet për reisin e ri të BFI-së, i cili do të zë vendin e Sulejman Rexhepit i cili u shkarkua gjatë muajit maj të këtij viti dhe ushtrues detyre u zgjodh Shaqir Fetahu. (Sanije Kasami, TVM2)