Uashington, protestojnë dhjetëra mijëra të Trumpit
Një javë pasi demokrati, Joe Biden, fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA...

Një javë pasi demokrati, Joe Biden, fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA, dhjetëra mijëra mbështetës të presidentit, Donald Trump, marshuan në Uashington, për të protestuar ndaj rezultateve, dhe për t'i bërë jehonë pretendimeve të tij - të pabazuara - për mashtrim zgjedhor.
Raportet e mëhershme tregojnë se protestat në përgjithsi ishin paqësore, me përjashtim të rasteve të izoluara të dhunës dhe konfrontimit verbal.
“Është qetë. Këtu ka shumë energji dhe shumë mbështetës të Trumpit që janë mërzitur sepse Biden dhe këshilltarët e tij po mbrojnë vjedhjet e këtyre zgjedhjeve” – tha një qytetar.
“Besoj se si vend duhet të qëndrojmë të bashkuar për të vërtetën e lirisë” – deklaroi një qytetar.
Më vonë, mediumet raportuan se një burrë ishte therur me thikë. Në mbrëmjen e hershme, policia njoftoi të paktën dhjetë arrestime, katër prej tyre për armëmbajtje. (Sedat Selimi, TVM2)
