Kontesti bullgaro-maqedonas, Zaharieva: Jo, fillimit të bisedimeve

15.11.2020 15:00

Bullgaria fqinje nuk do të përkrah kornizën negocuese....

Bullgaria fqinje nuk do të përkrah kornizën negocuese për fillimin e biseidimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Shefja e diplomacisë bullgare, Ekatareina Zaharieva, njoftoi qëndrimin përfundimtar, se në takimin e Këshillit për Çështje të Përgjithshme, “GAK”, i cili do të mbahet të martën, Bullgaria do vë veto. Konsideron se vendi nuk po zbaton Marrveshjen për Fqinjësi të Mirë, në frymën e duhur.     

“Ne i themi: – Jo, fillimit të bisedimeve por, jo edhe anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Nuk besojmë se për momentin ata janë të përgatitur që të plotësojnë kushtet për fillimin e bisedimeve. Shkupi nuk po zbaton Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë dhe vazhdon me urrejtje ndaj Sofjes. Për këtë arsye, Bullgaria s’ka si të thotë: -Po, në këtë fazë. Askush nuk e mohon të drejtën përe vetëvendosje dhe të quajnë gjuhën e tyre siç duan por, nuk pajtohemi se kjo e drejtë e vetvedosjes duhet të bazohet në urrejtje, vjedhje të historisë dhe mohin të Bullgarisë dhe gjuhës bullgare.” – tha Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

Zaev: E pritshme, por s’kam humbur shpresë

Qëndrimi bullgar nuk ka surprizuar kryeministrin Zaev. Thotë se vetoja bullgare, sipas të gjitha gjasave, do të ndodh por, vë në dukje përgjegjësinë politike dhe rrezikun nga një vendim i tillë.

“Unë jam i gatshëm dhe e përgatita popullin maqedonas për një bllokim, apo veto të mundshme. Dhe kjo është e pritshme. Nëse themi në përqindje, më e pritshme është që të vetoja se sa të marrim përgjigje pozitive. Por, nuk kam humbur shpresën sepse përgjegjsia e politikanëve është e madhe. Edhepse GAK është më datë 17, deri në fund të dhjetorit ka kohë dhe mundësi për konferencën e parë ndërqeveritare. Pres përgjegjshëmri dhe gjest miqësie nga pala bullgare pasi te ne kanë miq. Nëse përcillet mesazh negitiv, të gjithë e dimë se çfarë gjëra të padëshirueshme mund të zhvillohen në të dy anët. Nuk na duhen gjëra të tilla. Na duhet miqësi, një dorë e zgjatur që sëbashku të ecim rrugën evropiane.” – u shpreh Kryeministri i vendit, Zoran Zaev.

Ndërkaq,  ministri i jashtëm Bujar Osmani, thotë se Bullgaria nuk duhet të pengojë transformimin evropian të vendit, që duhet të fillojë me konferencën e parë ndërqeveritare.

Ky proces zgjat dhe Sofja ka mekanizma për të kontrolluar zbatimin e marrëveshjes dypalëshe, thekson ai.

“Procesi i negociatave është thjesht asistencë teknike, e cila garanton transformimin evropian të vendit, i cili garanton progresin e vendit, dhe besoj se nuk është vlerë avropiane që ndonjë shtet të pengojë progresin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të vendit. Marrëdhëniet ndërfqinjësore mbeten obligim në procesin e zgjerimit.” – u shpreh Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

Zyrtarët e lartë të BE-së janë shprehur pro fillimit të bisedimeve dhe mbajtjen e konferenëcës së parë ndërqeveritare gjatë presidencës gjermane me Unionin, por ritheksojnë se vendimet merren me konsensus të plotë, prandaj vendet duhet të gjejnë zgjidhje për kontestet dypalëshe. (Shpëtim Nuredini, TVM2)