Basketboll

Më në fund, vjen fitorja

10.11.2014 17:31

Los Angelese Lakers, më në fund arriti fitoren e parë të stinorit 2014/15, duke e mposhtur Charlotte Hornetsin, me rezultat 107-92.

Njëra ndër skuadrat më trofeshme në NBA, Los Angeles Lakers, fitoren  e parë të stinorit 2014/15, e arriti dje kundër Charlotte Hortnetsit, me rezultat 107-92. 

Kësaj radhe, përveç Kobe Bryantit, gati e gjithë skuadra kërkonte fitoren. Black Mamba së bashku me Jeremy Lin luajtën me 21 pikë secili, derisa u ndihmuan edhe nga Carlos Boozer (16) e Jordan Hill (12).

Ndërsa në anën tjetër, qendra Al Jefferson, dominoi në trapez me 23 pikë e 8 kërcime, por nuk mjaftuan për ta mposhtur Lakersin, të cilët luftuan për këtë fitore të shumëpritur.

Lakers ndeshjen e radhës do ta luajë kundër Memphis Grizzlies, që janë në formë tepër të mirë.

Në takimet e tjera të mbrëmjes Utah Jazz arriti të kalonte më shumë vështirësi 97-96 Detroit Pistons, Oklahoma City Thunder iu imponua 101 – 93 Sacramento Kings, Toronto Raptors dominoi 120 – 98 ndaj Philadelphias, Dallas Mavericks dështoi në shtëpi 96 – 106 ndaj Miami Heat, ndwrsa Phoenix Suns triumfoi 107 – 95 ndaj Golden State.