VMRO- DPMNE: Pushimi dimëror prej 15 dhjetor deri me 21 janar
Për të shmangur kulmin e pandemisë, pushimi dimëror i nxënësve duhet të fillojë më 15 dhjetor...

Për të shmangur kulmin e pandemisë, pushimi dimëror i nxënësve duhet të fillojë më 15 dhjetor dhe të zgjasë deri më 21 janar, propozon opozitarja VMRO-DPMNE. Sipas tyre situata në shkolla dhe kopshte po bëhet jashtëzakonisht shqetësuese, ku për çdo ditë ka mësues të infektuar, klasa të tëra në izolim apo transportues që nuk respektojnë protokollet.
Nga VMRO thonë se përveç sistemit shëndetsor , edhe ai arsimor është para kolapsit, andaj nevojitet marrja e masave të menjëhershme.
“Ne propozojmë që pushimet dimërore të fillojnë më 15 dhjetor 2020 dhe të mbarojnë më 21 janar 2021, të hënën. Kështu, studentët dhe mësuesit do të shmangnin kulmin e epidemisë, e cila nuk ka më një numër serik, dhe ministrja do të ketë kohë për të dëgjuar zërin e kuadrit mësimor, prindërve dhe nxënësve dhe më në fund të marrë masa. Ministre, merrni përgjegjësi, kishte shumë teatro dhe parada, është koha për ndihmë të vërtetë nga ju” – tha Vesna Janevska nga rradhët e VMRO–DPMNE-së.
