Veleshtë, Osmani dhe Utsas vizitojnë familjen e viktimës në sulmin e Vienës
Ministri u punëve të jashtme, Bujar Osmani...

Ministri u punëve të jashtme, Bujar Osmani, së bashku me ambasadorin austriak në Maqedoninë e Veriut, Gjorgj Utsas, vizitan familjen e Nexhip Vrenezit, një ndër viktimat e sulmit terrorist në Vienë, nga Veleshta.
Osmani tha se është një rast shumë i rëndë, që një djal i ri e pësoi një sulm terrorist dhe se duhet të bëhen të gjithë bashkë edhe institucionet që të parandalohen ose të luftohen vepra të tilla.
Ai shtoi se Maqedonia e Veriut dhe Austria janë duke bashkëpunuar për të zbuluar edhe prapavijat e këtij rasti.
“Me ambasadorin e Audtrit Utsas, sapo vizituam familjen e të ndjerit Nexhip Vrenezi në Veleshtë i cili humbi jetën si viktimë gjatë sulmeve terroriste atje para disa javëve, shprehëm ngushëllimet tona të thella familjes. Konstatuam se të dy vendet humbën një qytetar lojal të vendit. Është e nevojshme që të gjithë bëhemi bashk si shoqëri, si shtet si insititucione të parandalojmë paraqitjen ose të luftojmë këtë të keqe të kohlërave tona. Dy vendet tona bashkëpunojnë në të gjitha sferat edhe për të zbuluar prapavijat e këtij rasti të egër terrorist.” – tha Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.
Ambasadori Austriak, Utsas tha se ky ishte një rast që tronditi të gjithë, sidomos dy vendet tona. Ai tha se terrorizmi nuk është kolektive, nuk mund të fajësohet asnjë komb apo fe sepse terrorizmi është individual.
“Ishte një sulm kundër të gjithve ne, një sulm kundër shoqërisë së lirë. Për ne është e qartë, ne nuk do të frikësohemi nga terroristët, ne do të mbrojmë vlerat dhe mënyrën tonë të jetesës dhe demokracinë tonë me të gjithë fuqinë tonë. Armiqtë tonë asnjëherë nuk janë pjesë e një religjioni të tërë, armtiqtë tonë asnjëherë nuk janë njerëz që vijnë prej një vendi të caktuar, armiqtë tanë ekstremist dhe terrorist, definitivisht nuk ka vend për ta në shoqërinë tonë” – u shpreh Ambasadori i Austrisë në RMV, Gjorgj Utsas.
Ambasadori austriak gjithashtu shtoi se qytetarët e Maqedonisë së Veriut që jetojnë në Austri nuk duhet të ndjehen të padëshiruar, sepse kjo është një përgjegjësi individuale, edhe pse terroristi ishte nga Maqedonia, edhe njëri nga viktimat gjithashtu ishte nga Maqedonia. (Ilmie Zhaku, TVM2)
