VMRO-DPMNE, Zaev bënë politikë të dyfishtë dhe jotransparente
VMRO DPMNE e sheh si dështim të kryeministrit Zaev...

VMRO DPMNE e sheh si dështim të kryeministrit Zaev dhe politikës së tij të jashtme mos-zgjidhjen e problemit me Bullgarinë.
Nga opozita akuzojnë pushtetin se po udhëheq politikë jo-transparente, kurse bënë thirrje që të mbrojnë interesat kombëtare, të cilat sipas kësaj partie janë mbi gjithçka tjetër.
“Është për të ardhur keq që Zoran Zaev dhe qeveria udhëheq politikë të dyfishtë apo politikë të standardeve të dyfishta. Neve këtu në Maqedoni na genjëjnë se do ti mbrojnë interest kombëtare, kurse në marrëveshjet me Sofjen udhëheqin politikë të kurrizit të thyer, dhe me ndihmë të diplomacinë nuk mund të zgjidhin çështje të cilat janë me interes kombëtar. Do tu përkujtoj që Zaev na bindtne se të gjitha çështjet me fqinjët janë mbyllur, kemi marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, kurse para disa ditëve marrim vesh që ka 7 apo 8 çështje të cilat janë mbyllur javën e fundit pa mos e ditur oponioni I Maqedonisë. Ne duhet të theksojmë se VMRO-DPMNE si interes strategjik të saj dhe Republikës së Maqedonisë e sheh pranimin në BE, por ne nuk mendojmë se pranimi duhet të ndodhë në bazë të shkeljes së të gjitha interesave kombëtare maqedonase” – tha Stefan Andonovski nga rradhët e VMRO-DPMNE-së.
