"Covid 19", 24 të vdekur, 990 pozitiv dhe 382 të shëruar
Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 2655 testime të bëra ka regjistruar 990 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 24 persona ndërsa janë shëruar 382 pacientë.
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 378 raste i pasuar nga Prilepi me 55, Gostivari dhe Velesi 54, Shtipi 51, Kumnova 48, Manastiri 44, Tetova 39 dhe Ohri nga 39 të infektuar, Struga dhe Kocani nga 27, Strumica dhe Negotina nga 19 të infektuar, dhe qytetet tjera me më pak të infektuar.
Nga 24 pacientë që kanë ndërruar jetë janë: 7 nga Shkupi të moshës, 58, 80, 86, 63, 50, 61 dhe 45, një nga Shiti imoshës 64 vjeç, një nga Prilepi 57 vjeç, nga Tetova i moshës 61, të Manastirit që kanë humbur jetën janë mosha 66 dhe 73, nga Kavadari personat e moshës 83, 78, dhe 69 humbën betejën me Covid, nga Gostivari personi i moshës 46, nga Strumica të moshës 78, 68 dhe 59, Berovë një pacient i moshës 41 vjeç, Dellçevë 83 vjeçar dhe pacintët me moshë 44, 58 dhe 63 humbën jetën me Covid 19 në 24 orët e fundit.
Ndërkohë, bilanci i kësaj fundjave me krizën e pandemisë do të jetë bazë nëse të hënën Komisioni për Sëmundje Infektive do të propozoj masa të reja restriktive. Ministri Filipçe ka thënë se nga shifrat që do të përmblidhen për këto dy javët e fundit, do të vendoset për masa të reja.
Ai pret që masat aktuale javën e ardhshme të japin efektet fillestare të masave aktive të deritasnishme. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
