“Covid 19”, mbi 54 milion raste në mbarë Botën
Numri i rasteve me koronavirusin e ri "COVID-19"...

Numri i rasteve me koronavirusin e ri "COVID-19" në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 54 milionë. Sipas “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 11. 226. 218 raste deri më tani.
Pas SHBA-së, vendet me më shumë raste janë India, Brazili, Franca e cila gjaë 24 orëve të fundit regjistroi 32 095 raste të reja me COVID -19 duke e çuar numrin total në 1 954 599, pason Rusia, Spanja, Britania e Madhe, Argjentina, Kolumbia dhe Italia.
Nga OBSH- paralajmërojne se vala e dytë e koronavirusit do të zgjasë me shumë se e para.
“Të mos harrojmë se jemi në fillimin e stinës së dimrit.Pandemia po e gjunjëzon sërish Evropën, duke detyruar qeveritë anekënd saj t’u kthehen masave drastike, të cilat deri përpara pak kohësh i shihnin me skepticizëm të madh, nisur nga goditja e fuqishme që i dhanë ekonomisë karantinat e pranverës” – tha Ranieri Guerra nga OBSH.
Austria të martën vendos karantinën e dytë kombëtare në përpjekje për të frenuar përhapjen e vrullshme të virusit. Suedia paralajmëroi shtetasit e saj të mos bëjnë plane udhëtimi për festa. Portugalia zgjeroi ndalimin e lëvizjes me orare të reja; Gjermania raportoi 23.500 raste ditore duke rrëzuar shpresat se karantina e pjesshme kombëtare mund të hiqet shpejt.
Për shkak të COVID-19 deri më tani në mbarë botën kanë humbur jetën 1 318 286 persona.
