Futboll

Ibraimi do t’i mungoj Maqedonisë kundër Sllovakisë

10.11.2014 17:33

Skuadra e Mariborit, të dielën, ka shënuar fitore si mysafir i Krka-s me rezultat 1-3 në kampionatin slloven...

Skuadra e Mariborit, të dielën, ka shënuar fitore si mysafir i Krka-s me rezultat 1-3 në kampionatin slloven, në të cilën ndeshje ka munguar Agim Ibraimi, i cili ende vazhdon të jetë i sëmurë nga pneumonia në gjoks.
 
Reprezentuesi i Maqedonisë që para ndeshjes me Chelsean ankohej në dhimbje, por megjithatë vendosi të paraqitet në fushën e lojës, duke shënuar një gol fantastik.
 
Media sllovene shkruajnë se gjendja e tij shëndetësore nuk është përmirësuar dhe ai nuk do të jetë në kombinim për ndeshjen eliminatore kundër Sllovakisë më 15 nëntor në Shkup. 
 
Kujtojmë se, Ibraimi për shkak të lëndimit nuk luajti as kundër Ukrainës në Lwov, kurse do të mungoj edhe tani. Ai ka shënuar një gol kundër Spanjës nga penalltia. Grumbullimi i reprezentuesve të Maqedonisë bëhet të hënën në mbrëmje, ndërsa nga e marta fillohet me stërvitje.