“Covid-19” në rajon, Kosova shënon 13 viktima dhe 501 raste

15.11.2020 19:31

Kosova ka regjistruar një rënie të ndjeshme të rasteve me COVID-19....

Kosova ka regjistruar një rënie të ndjeshme të rasteve me COVID-19 këtë të dielë. 501 raste janë shënuar , rreth 260 më pak se një ditë më parë. Ndërkohë numri i viktimave vijon të jetë i lartë me 13 viktima të regjistruara.

Serbia me numër rekord të të infektuarve

Nga vendet e rajonit, Serbia ka shënuar numër rekord të të infektuarve me koronavirusin e ri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 14,015 mostra të testuara 3.822 kanë dalë pozitive në koronavirus. Sipas të dhënave, autoritetet shëndetësore kanë shënuar edhe 17 viktima nga sëmundja COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Serbi ka arritur në 989.

Greqia vendos masa të rrepta

Greqia vendos masa të rrepta shkak i numrit të lartë të të infektuarve, autoritete greke njoftuan se mbledhjet e katër apo më shumë personave janë të ndaluara. Vendi fqinj po regjistron raste në rritje me koronavirus ndërsa spitalet mbingarkohen me pacientë të shtruar. 

Greqia njoftoi po ashtu edhe mbylljen e shkollave fillore, kopshteve dhe qendrave të kujdesit ditor ndërsa vdekjet e lidhura me virusin kaluan një mijë.

Autoritetet raportuan 2,835 raste të reja me koronavirus, duke çuar në 72,510 totalin e të infektuarve, dhe 38 vde kje të reja, duke e çuar bilancin në 1,035.