Futboll

Shkëndija dhe Renova kalojnë “keq”

10.11.2014 17:38

Uikendin të cilin e lam pas janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 15-të në Elitën e futbollit në vend...

Uikendin të cilin e lam pas janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 15-të në Elitën e futbollit në vend, ndërsa Shkëndija dhe Renova pos që përjetuan fjasko të vërtetë ato edhe një herë lëshuan terenet në Tetovë dhe Shtip kokëulur duke u “dorëzuar” para kundërshtarëve të radhës Rabotnickit dhe Bregallnicës.
 
Përderisa humbja e Renovës është më pak e dhimbshme, ngase”gjipsarët”luajtën në transfertë dhe u mundën nga Bregallnica Shkëndija e Tetovës pos që u mund në teren të vetë kundër kampionit actual Rabotnickit me rezultat të thellë 3 me 1, “Kuq e zinjët”manifestuan një sërë dobësish dhe të gjithë pyetemi se kujt po I jep para Lazim Destani I cili aq shumë ka investuar në radhët e Shkëndisë ndërkaq futbollistët e saj nga dita në ditë po na bindin se janë shumë larg asaj të cilën e dëshirojmë ne të gjithë.
 
Ekologu nuk ka hyrë në Shkëndinë e Tetovës që ajo të gëzon autoritetin e një skuadre mesatare por të kundërtën,të lufton për kreun e tabelës që tash për tash një gjë e tillë nuk po shifet askund dhe me të drejtë pyetemi se ku po lundron qeta e Ardian Koznikut.Drita e kuqe është ndezur që moti ndërkaq vendimi I fundit I kryesisë që lojtarët të ndëshkohen me 70 përqind nga paga mujore ndoshta do të japin frytë që është pak për të besuar.
 
Vendi I 3-të në tabelën e klasifikimit me pikë të njejta me skuadrën e cila është e 4-ta me pikë identike është ofendim dhe asgjë tjetër.
 
Renova u mund në Shtip nga Bregallnica vendase me rezultat 2 me o dhe kjo disfatë skuadrës së Qatip Osmanit duhet ti shërbejë si mësim për të ardhmen ngase 19 pikët e fituara deri më tani mund të shërbejni si një alarm që obligon.
 
Vardari vazhdon në stilin e njëjtë, fitore Brenda fitore jasht kështuqë tash për tash Shkupijanët janë kandidat më serioz për titullin kampion shtetërorë. Në dy takimet tjera përderisa Turnova shënoi fitore të pritur kundër Teteksit me rezultat 2-o,fitorja e Sileksit në transfertë kundër Pelisterit të Manstirit mund të meret si befasi e kësaj xhiroje.
 
Pas 15 javëve të zhvilluara tabelës së klasifikimit I prinë Vardari I Shkupit me 37 pië të tubura para Rabotnickit e cila mban pozitën e 2-të me 6 pikë më pak 31.Shkëndija dhe Sileksi shtrihen në vendin 3 dhe 4 me pikë të barabarta 24.Renova është e 7-ta me 19 pikë.
 
Javën e ardhshme zhvillohen takimet e xhiros së 16-të.
 
SAMI ADEMI