Botë

Austria po planifikon testimin masiv të popullit për Covid 19

16.11.2020 11:43

Austria po planifikon një kontroll në masë për mbarë popullatën e saj....

Austria po planifikon një kontroll në masë për mbarë popullatën e saj që pritet të ndodhë pas izolimit te dytë që nis javën e ardhshme.
 
Njoftimin e bëri vet kryeministri, Sebastian Kurtz, teksa foli për një hap të guximshëm si ai që bëri Sllovakia, e cila dy javë më parë testoi brenda një fundjave 2/3 e popullatës së saj, prej të cilëve më pak se 1% rezultuan bartës të koronavirusit.
 
Kjo është një strategji që pritet të japë rezultate konkrete tha Kurtz, dhe për të ndarë sa më parë mundësinë e gëzimit në festat e fundvitit.