Maqedoni
Komisioni për Sëmundje Infektive, nuk propozoi masa të reja
16.11.2020 11:12
Komisioni për Sëmundjet Infektive në takimin e sotëm të rregullt, nuk propozoi masa te reja restrictive per covid 19....

Komisioni për Sëmundjet Infektive në takimin e sotëm të rregullt, nuk propozoi masa te reja restrictive per covid 19.
Mbetet apeli per respektimin e tërësishëm të masave në fuqi, siç janë; ndalesa e punës e objekteve gastronimike pas ores 21:00, ndalim të grumbullimit të më shume se 4 personave gjatë 24 orëve, si dhe respektim maksimal të protokolleve nga ana e të gjithë operatorëve ekonomikë.
Zyrtarët shëndetësorë besojnë se masat në fuqi, të prezantuara më parë, do të fillojnë të funksionojnë. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha më herët gjatë javës që lamë pas, se do të duheshin të paktën dy javë për të parë disa rezultate nga masat aktuale.
Sipas epidemiologëve, virulenca e Covid 19, tani është më e lartë dhe shumë më e fortë, sepse bën pjesë në grupin e viruseve të dimrit. Kjo është arsyeja pse numri i njerëzve të infektuar është shumë i lartë çdo ditë.
