Maqedoni
Shoqata e Hoteljeris dhe Turizmit propozon testim falas për turistët e huaj
16.11.2020 14:58
Teste falas për covet-19 për të gjithë turistët e huaj që duhet të qëndrojnë dhe ta zgjasin qëndrimin e tyre në vend...

Teste falas për covet-19 për të gjithë turistët e huaj që duhet të qëndrojnë dhe ta zgjasin qëndrimin e tyre në vend, dhe të cilët janë të akomoduar në hotele vendore, si dhe hartim të shpejtë të protokoleve për veprim nëse ndonjëri prej vizituesve është pozitiv, kërkon Shoqata e Hoteljeris dhe Turizmit pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut. Sipas Shoqatës, sektorit të turizmit në këtë kohë I duhet veprim I shpejt me mbështetje sistematike nga shteti, të fillohet menjëherë promovimin e ofertës turistike dhe të shkurtohen barierat administrative, veçanërisht për vendet nga të cilat tradicionalisht kemi turist.
“Në mungesë dhe paaftësi për të përdorur aktivitetet e zakonshme të marketingut, testet falas KOVID duhet të shërbejnë si promovim, inkurajim dhe lehtësim i biznesit ose vizitës turistike në vendin tonë. Në të njëjtën kohë, ato do të ndihmojnë për kontroll më të madhë në përhapjen e virusit, me të cilin mbrojtja e shëndetit publik mbetet si prioritet.”, tha Aleksandar Kuzmanovski, zv/kryetar i Shoqatës së Hoteljeris dhe Turizmit.
“Mundemi të përjetojmë një ringjallje të shpejtë të sektorit të Turizmit, ndërsa për të ndodhë kjo në këto moment është e nevojshme që shteti të investojë në turizëm së bashku me sektorin, kompanitë, agjencitë dhe hotelieritë, dhe procesi të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur, sepse vetëm atëherë mund të presim rezultate në vitin 2021. Turizmi mund të tërheqë degë të tjera si bujqësia, dhe me këtë të ndikonë në rimëkëmbje edhe të vet ekonomisë në përgjithësi.", tha Asim Mexhedovic, nën kryetarë i Shoqatës së Hoteljeris dhe Turizmit.
Nga Shoqata poashtu thekësuan se hotelierët kanë problem me zbatimin e masës për mbështetjen e pagave, prandaj ata po kërkojnë ndryshime ligjore, pasi siç thonë ata shumë hotele në vend do të detyrohen të mbyllin përkohësisht objektet e tyre dhe punonjësit ti raportojnë si të papunë, nëse nuk bëhen ndryshime në Ligjin për Mbështetjen Financiare të Punëdhënësve të Prekur nga Kriza e Koronës në fushën e pagave për tetor, nëntor dhe dhjetor 2020. Javën e kaluar, Enti Shtetëror i Statistikave publikoi të dhëna për nëntë muajt e parë të vitit, sipas të cilave numri i përgjithshëm i turistëve u ul me 60.4 përqind.
FITIM KRYEZIU
