Ekonomi

Pakoja e katërt, 7.5 milion euro për turimin dhe hotelierinë

16.11.2020 15:24

Përmes pesë masave nga pakoja e katërt, do të ndihmohen të gjithë punonjësit turistikë dhe hotelierikë...

Përmes pesë masave nga pakoja e katërt, do të ndihmohen të gjithë punonjësit turistikë dhe hotelierikë, të cilat janë të prekur nga kriza e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi theksoi se këto ndihma janë përgatitur në konsultim me sektorin privat dhe u shpreh I bindur se do të jenë përkrahje shumë e rëndësishme duke ruajtur vendet e punës nga këtë sektor. Për realizimin e të gjitha pesë masave, me rebalansin e buxhetit në totatal janë siguruar 7.5 milion euro. 
 
“Masat e propozuara parashikojnë 5 aktivitetet e mëposhtme: Kthimi i tarifës së paguar të qëndrimit të përkohshëm për vitin 2019 për të gjitha objektet e kategorizuara hotelierike. Grante për agjencitë e udhëtimit.  Shuma totale e fondeve për këtë masë të parashikuar në Buxhet është 116.850.000,00 denarë. Grantet për restorantet e kategorizuara të dasmave. Masa siguron grante për restorante të kategorizuara që shënuan rënie në të ardhurat e tyre mbi 75%, ato do të jenë të ndihmuara nga ana e Ministrisë nga 180 mijë denarë deri në 600mijë denarë për çdo person juridik. Grante për këndet e lojërave.Grante për udhëheqësit turistik të licencuar.”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.
 
Bekteshi, njëherit  paralajmëroi se gjatë vitit të ardhshëm do të shpallet thirrja publike për privatizim ose marrje nën një partneritet publik-privat të qendrës turistike Kodra e Diellit. 
 
“Para krizës, ne përfunduam përgatitjet për studimin e fizibilitetit dhe kujdesin e duhur, por jo vetëm atje, por edhe në të gjitha objektet që janë nën pronësi të Elem Tours. Ne gjithashtu i kemi ofruar Qeverisë së Kosovës për Kosovë për veprim të përbashkët në zhvillimin e Kodrës së Diellit, presim përgjigje nga ana e tyre ndërsa në të kundërtën ne vitin e ardhshëm do të  shpallim thirrje publike për dhënien e Kodrës së diellit si ski qendër për privatizim të plotë ose partneritet publik-privat.”, tha Bekteshi.
 
Bekteshi theksoi se pavarsisht çështjes së ski qendër, objekte hotelerike nën pronësi të Elem Turs do të shkojnë në privatizim të drejtpërdrejtë.
 
ZEKIRJA MEXHITI