Maqedoni

Komisioni për sëmundje ngjistëse: Nuk janë të nevojshma masa shtesë

16.11.2020 15:58

Komisioni për sëmundje ngjistëse nuk e shëhe të nevojshme...

Komisioni për sëmundje ngjistëse nuk e shëhe të nevojshme të miratohen masa shtesë të cilat do të ishin më restrictive në kaudër të masave për parandalimin e përhapjes së virusit korona. Pas mbledhjes së këtij komisioni u bë e ditur se mbetet apeli për respektimin e masave që janë në fuqi siç jnaë ndalesa për punë në sektorin e gastronomies pas ores 21, mosgrupimi i më shumë se 4 personave, mbajtja e maskës dhe distances nga ana e qytetarëve edhe gjatë qëndrimit në hapsirat publike, tregje dhe gjatë shfrytëzimit të transportit publik. Autoritetet shëndetësore presin që masat të japin rezultate brenda dy javësh. 

 
Filipçe: Inspektim për vdekjen e 41 vjeçarit
 
Ndërkohë këtyre ditëve numri I të infektuarve kryesisht ka qenë mbi 1000 perosna, duke e rritur në mbi 18 mij numrin e rasteve aktive dhe mbi 1300 numrin e të vdekurve. Gjatë vales vjeshtore të përhapjes së virusit, kanë humbur jetën edhe persona të moshës së re. Inspektorati shëndetësorë ka kryer inspektim në klinikën infektive të Shtipëit për vdekjen e një 41 vjeçareje, ka bërë të ditur minsitri I shëndetësisë Venko Filipçe. 
 
“Inspektoriati sanitarë dhe shëndetësorë ka kryer inspektim të jashtëzakonshëm për rastin e 41 vjeçares, pacient i cili ka vdekur në klinikën infektive në Shtip. Pas përfundimit të inspektimit, opinion do të njoftohet në kohë", bën të ditur minsitri i shëdnetësisë Venko Filipçe. 
 
Në 24 orët e fundit në kovid qendrat në Shkup janë hospitalizuar 28 kovid paciet, ndërsa gjithsejt aktualisht po trajtohen 426 pacinet. Prej mbrëm pacient të krekur nga virusi korona janë pranaur edhe në kovid qendrën në klinikën e nefrologjisë, ku janë vendosur 8 pacient. Poashtu autoritetet shëdnetësore kanë njoftuar se ka nisur aplikimi I testeve të shpejta në institucionet shëndetësore në Shtip, Gostivar, Prilet dhe Kërçovë, krahas gjashtë punkteve në Shkup. 
 
GYLTENE SINANI