Maqedoni
Doviçinska: Infermieret nuk i dhanë ndihmë 41 vjeçares
16.11.2020 15:36
Në klinikën infektive në Shtip ka pasur 17 thirrje pa përgjigje nga ana e infermiereve brenda 24 orësh...

Në klinikën infektive në Shtip ka pasur 17 thirrje pa përgjigje nga ana e infermiereve brenda 24 orësh, që i kanë paraprirë vdekjes së nënës time ka shkruar në rrjetet sociale Mihaela Doviçinska nga Berova. Ajo thot se thirrjet i ka parë në telefonin e nënës së sajë 41 vijeçare për të kërkuar ndihmë mjeksore nga personeli kujdestar.
Nga Ispektorati Shëndetësor Sanitar kanë njoftuar se e kanë obliguar komisionin për kontroll të çështjeve shëndetësore dhe etike pranë spitalit në Shtip që ta hetoj rastin dhe të përpiloj raport me shkrim për rastin, nëse ka pasur apo jo lëshime. Në pjeësn lindore të vendit në kushte spitalore mund të trajtohen 105 pacient me Kovid 19, edhe atë 56 në Shtip dhe 40 në Koçani, ku për kovid pacientët është adaptuar sektori i mjeksisë fizikale. Për tajtimin e tyre është i angazhuar një infektolog në Shtip, si dhe internist dhe anesteziolog. Në Shtip po punohet edhe për ndërtimin e spitalit modular ku do të ketë hapsirë shtesë prej 85 shtretër për kovid pacientë.
GYLTENE SINANI
