Botë

Shqipëri, 602 të infektuar, 8 të vdekur

16.11.2020 17:19

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 602 raste pozitive me kovid 19 nga 2241 teste të kryera....

Një rekord i ri është regjistruar në Shqipëri nga Covid 19, ku të infektuarit kapin shifrën e 602 personave. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit numri i viktimave është 8, ndërsa i të shtruarve në spitale, është 406.
 
Ndërkohë, është shënuar numri më i lartë i të shëruarve, 564 brenda një dite.
 
Kryeministri Edi Rama gjatë seancës plenare për miratimin e buxhetit të vitit të ardhshëm, tha se qeveria ka dhënë kaparin e parë për vaksinat Covax.
 
“Sot qeveria  ka paguar kaparin për Covax. Jemi në komunikim me BE-në, bisedë me presidenten e Komisionit Evropian, kancelarin e Austrisë për aksesin e vaksinimit të popullsisë. Sasitë nuk do të jetë menjëherë të jetë të atilla për mbulim të gjerë të popullisë. Po ndërtojmë aleancat e duhura për mos të mbetur prapa të tjerëve.”, tha kryeministri shqiptar Edi Rama.
 
Ndërkohë në oborrin e QSUT, vijojnë të qëndrojnë të parkuara ambulanca me pacientë që kurohen brenda tyre, në kushte aspak optyimale për shëndetin e tyre.
 
LULJETA NDOKA