Maqedoni

Heiko Maas: Po përpiqemi të çilen negociatat; “Fridrih Ebert” me çmim për Zoran Zaev, Zaev: Do të vazhdhdojmë të jemi shembull i mirë

16.11.2020 17:55

Gjermania nga afër po ndjek zhvillimet lidhur me procesin integrues të RMV-së në BE...

Gjermania nga afër po ndjek zhvillimet lidhur me procesin integrues të RMV-së në BE dhe do të bëjë çmos që të mbështesë atë tha Ministri i jashtëm i gjermanisë Heiko Maas në ndarjen e çmimit për të drejtat e njeriut për vitin 2020 të cilën Fondacioni “Fridrih Ebert” i ka ndarë kryeministrit Zoran Zaev.
 
Ai vlerësoi lartë angazhimin e Zoran Zaev për forcimin e demokracisë si hap të rëndësishëm në rrugën evropiane teksa shtoi se gjermania është serioze në këtë drejtim.
 
"Të gjithë e dijmë se po rrjedhin bisedime intenzive dhe duam që konferenca e parë ndërqeveritare të ndodh gjatë kryesimit  të Gjermanisë me këshillin. Ne edhe më tej do të punojmë me ju si ditëve të kaluara sepse e kemi promovuar këtë qëllim gjatë kryesimit tonë dhe që nga marsi po presim që të fillojnë në përfundimisht bisedimet. Po e ndjekim edhe më tej këtë qëllim që ta mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare me RMV-në gjatë këtij viti", u shpreh ministri i jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas. 
 
Kryeministri Zaev tha se ndjehet i lumtur për çmimin teksa shtoi se RMV do të vazhdojë ti promovojë vlerat evropiane ngase alternativë tjetër përe vendin dhe gjithë Ballkanin Perëndimorë nuk ka.  
 
"Për mua dhe popullin tim ky çmim përbën një nder të madh. Do të vazhdojmë më tej të jemi shembull i mirë në pjesën juglindore të kontinentit. Ka shum njerëz te ne që u besojnë vlerave evropiane ndoshta më tepër se sa edhe në disa vende anëtare të BE-së. Duhen vendime të rënda që ta forcojmë shoqërinë multietnike me qëllim që të gjithë qytetarë të jenë të barabartë. Me Marrveshja për Fqinjësi të mirë që e nënshkruam me Bullgarinë  u pajtuam se ndajm histori të përbashkët për shkak të ardhmërisë evropiane. Do t’i jetësojmë vlerat evropiane te ne sepse nuk ka alternative tjetër", theksoi kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev.
 
Gjatë qëndrimit të tij në Berlin kryeministri Zaev,i shoqëruar nga ministri i Jashtë Bujar Osmani, i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, ka zhvilluar një takim pune me Ministrin e Shtetit gjerman për Evropë Michael Roth.
 
Edhe me këtë rast Zaev ka përsëritur pritjen e tij që konferenca e parë ndërqeveritare me BE të mbahet deri në fund të këtij viti.
 
NAIM RAMADANI