Maqedoni
Osmani: RMV shembull për demokraci multietnike
16.11.2020 18:25
Shoqëria në Maqedoninë e Veriut është shembull për demokraci multietnike...

Shoqëria në Maqedoninë e Veriut është shembull për demokraci multietnike, ka deklaruar Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani I cili mori pjesë në takimin ministror kushtuar avancimit të lirisë së religjioneve dhe bindjeve me ftesë të homologut të tij polak Zbinjev Rau.
“Fuqishëm jemi përkushtuar në respektimin dhe mbrojtjen e lirisë së religjioneve dhe bindjeve, përmes strukturës legjislative të dëshmuar nga e cila garantohen të drejtat themelore njerëzore. Së këndejmi, përmes strukturave institucionale kryejmë promovimin e tyre, mbrojtjen dhe avancimin në nivel nacional”,ka theksuar Osmani në takimin onlajn. Nga Kabineti i ministrit Osmani inforuan se ai i ka prezantuar aktivitetet të cilat Qeveria i ndërmerr edhe në plan ndërkombëtar për promovimin e lirisë së religjioneve dhe ka përkujtuar duke filluar nga viti 2007, Republika e Maqedonisë së Veriut çdo tre vjet organizon Konferencë ndërkombëtare kushtuar dialogut mes civilizimeve dhe religjioneve, si vërtetim për karakterin multifetar dhe multikulturor të vendit si shembull për demokracinë multietnike dhe shumëllojshmërinë në shoqëri”.
Në takim me konsensus nga ana e pjesëmarrësve u miratuan disa deklarata të përbashkëta kushtuar avancimit të dialogut ndërfetar, për mbrojtjen e grupeve religjioze pakicë, për kontributin e aktorëve religjioz drejt ndërtimit të paqes e të ngjashme.
