Maqedoni

Dimitrov: Të gjithë të respektojnë vlerat evropjane

16.11.2020 18:49

Të gjith duhet të angazhohen për respektimin e vlerave evropjane...

Të gjith duhet të angazhohen për respektimin e vlerave evropjane, ka deklaruar zëvëendës kryemisnitri për Çështje evropjane Nikolla Dimitrov. 
 
“Nëse BE është bashkësi vlerash, atëherë të gjithë duhet të angazhohen që ato vlera të respektohen. Kemi mundësi historike, viti që është i përmbushur me shumë sfida ta rrumbullakojmë me sukses të përbashkët”, thekson Dimitrov.
 
Ai theksoi se dy vitet e kaluara Maqedonia e Veriut fuqishëm demonstroi përkushtimin e vetë drejt realizimit të qëllimit strategjik për anëtarësim në Union, duke ndërmarr hapa të guximshme për tejkalimin e çështjeve bilaterale me fqinjët dhe zbatimin e reformave thelbësore në vend, para se gjithash në sferën e sundimit të ligjit dhe sqaroi se fillimi i negociatave është hap logjik për çka duhet të sigurohet fokus më i madh dhe vazhdimësi të reformave. Këto komente Zëvendëskryetari Dimitrov, i bëri në takimin e parë me ambasadorin e ri të Francës, Siril Bomgarter.