Maqedoni

Kovid 19: 40 të vdekur 591 të infektuar

16.11.2020 19:11

Numër rekord I viktimave nga virusi korona në vend. Brenda 24 orësh janë shënuar 40 viktima...

Vetëm në Shkup e kanë humbur jetën 10 pacient, 5 të vdekur ishin nga Prilepi, në Shtip, Veles, Mansatir dhe Gostivar u regjistruan nga tre të vdekur, ndërsa nga dy persona humbën jetën në Kumanovë, Strugë, Kavadar, dhe Kërçovë, ndrësa betejën me kovid 19 e humbën nga një pacient nga Tetova, Gjevgjelia, Strumica, Krusheva dhe Shën Nikolla.
 
Në 24 orët e fundit janë kryer 1 683 testime të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 591 kanë rezultuar pozitivë, ose 35% e të testuarve, që është edhe përqindja më e lartë që prej fillimit të  pandemisë.
 
Vetëm në Shkup janë regjistruar 218 të infektuar. Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 439 persona të shëruar. Deri më tani janë rgjistruar gjithsejt 47636 të infektuar , prej të cilëve 27803 janë shëruar, 1345 kanë humbur jetën ndërsa raste aktive janë 18488 persona kovid pozitiv.