Maqedoni
Parashikimi i motit
17.11.2020 09:00
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm....

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, në mëngjes do të ketë mjegull në lugina, ndërsa gjatë ditës do të ketë mot me diell. Në fund të ditës pritet të ketë reshje të shiut në disa vende.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri 7 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 12 deri 17 gradë celcius.
Në Shkup dhe rrethinë mot i ngjashëm, temperatura maksimale do të arrij deri në 13 gradë Celsius.
