Maqedoni

Carovska: Mësimi vazhdon, pushimi dimëror sipas planit

17.11.2020 10:16

Ministrja e Arsimit Mila Carovska, thotë se nuk ka arsye që pushimi dimëror të fillojë më herët...

Ministrja e Arsimit Mila Carovska, thotë se nuk ka arsye që pushimi dimëror të fillojë më herët, sepse tani për tani nuk ka rritje drastike të numrit të mësuesve dhe nxënësve pozitivë në shkolla.
 
Për televizionin 24, Carovska  shtoi se për të shkurtuar orët dhe për të filluar pushimet më herët, duhet të paraqiten argumente.
 
"Pse do të ndërpriten orët të cilat zhvillohen vazhdimisht, pa u përshkallëzuar numri i të infektuarve në shkolla. Më pak se 1 përqind e numrit të përgjithshëm të mësuesve dhe më pak se 0,06 përqind e nxxënësve janë pozitivë. Kjo tregon që sipas planit mësimi duhet të vazhdojë, derisa situata nuk ndryshon në mënyrë drastike", tha Carovska. 
 
Ministrja mohoi pretendimet e SASHK-ut se aktualisht ka mbi 1.000 mësues të infektuar.Sipas raportit të fundit, numri i rasteve aktive të mësuesve që ishin të pranishëm fizikisht në klasa është 280. Ndërkohë, mësuesit kanë filluar vlerësimin e nxxënësve, që duhet të përfundojë deri në 20 nëntor. Vlerësimi rekomandohet të bëhet në internet, siç është edhe procesi i mësimdhënies.