Maqedoni

Rasti “Treqind”. apeli ul në 5 vjet dënimin për Gjoko Popovskin

17.11.2020 10:57

Gjykata e Apelit në Shkup vendosi të ulë nga 9 në 5 vite dënimin...

Gjykata e Apelit në Shkup vendosi të ulë nga 9 në 5 vite dënimin me burg për ish-ndihmësin e Ministrit të Prokurimeve  Publike  në MPB, Gjoko Popovski .
 
Popovski u dënua  për prokurimin e treqind automjeteve në Ministrinë e Brendshme në çështjen e hapur nga PSP, duke u bërë kështu zyrtari i parë që përfundon në burg. Sipas aktakuzës, me këtë prokurim në Ministrinë e Brendshme, buxheti ishte dëmtuar me 453,570 euro, dhe Popovski përfundoi si i pandehuri i vetëm. Ky është vendimi i dytë i Gjykatës së Apelit të Shkupit në këtë rast. Ai tashmë ishte kthyer për rigjykim një here. Gjykatësja Dobrilla Kacarska e dënoi atë edhe herën e parë me nëntë vjet burg. Gjykata e Apelit thotë se mospërputhjet për herë të dytë u hoqën gjatë gjykimit, ndërsa për uljen drastike të dënimit të shkallës së parë të burgut, ata iu referuan përmbajtjes së vendimit që do të bëhet publike në ditët në vijim.