Maqedoni

Zgjedhjet në BFI, tre kandidatë në garë për postin e reisit të ri

17.11.2020 11:49

Bashkësia Fetare Islame zgjedh të enjten kreun e saj të ri...

Janë tre kandidatë në garën për reisin e ri të RMV-së, myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu që aktualisht ëhstë ushtrues detyre kryetar I BFI-së, myftiu i Tetovës Qani Nesimi dhe ish imami i fshatit Straçincë të Shkupit, Muharem Emini.
 
Zgjedhjet në BFI mbahen pas shkarkimit më 27 maj të ish kreut të BFI-së Sulejman Rexhepit, të cilin Rijaseti e shkarkoi në mbledhjen e jashtëzakonshme me shumicë prej dy të tretave në bazë të nenit 58 të kushtetutës së BFI-së, në të cilin thuhet se kryetari i bashkësisë islame shkarkohet kur nuk i kryen obligimet për të cilat është zgjedhur, kur qëndrimi dhe puna e tij është në kundërshtim me normat islame dhe aktet normative të BFI, kur punon kundër dispozitave dhe vendimeve të organeve kompetente të BFI, kur keqpërdor pozitën në dëm të interesave të BFI-së. Por asnjëherë nga personat që e shkarkuan, nuk u qartësua se për cfarë saktësisht nga këto pika u shkarkua Rexhepi.