Botë

Finlanda frenon pandeminë, më pak raste se kudo në Europë

17.11.2020 12:56

Teksa shumë vende po luftojnë për të vënë nën kontroll valën e dytë të pandemisë së koronavirusit...

Teksa  shumë vende po luftojnë për të vënë nën kontroll valën e dytë të pandemisë së koronavirusit, Finlanda ka frenuar infektimet në nivelet më të ulta të vërejtura rreth Europës.  Për këtë po ndihmon edhe fakti se finalandezëve u vjen natyrshëm distancimi social. 
 
Mesatarja e rasteve të reja në dy javet e fundit për 100 mijë banorë, është 54,2 në Finlandë. Mesatarja europiane është rreth 575, me Luksemburgun që numëron 1302 të infektuar për 100 mijë banorë. Sipas një sondazhi, 73% e finlandezëve e vlerësonin si lehtësisht të përballueshme valën e parë të masave kundër koronavirusit, me 23% që konsideronin madje se jeta e tyre ishte përmirësuar.