Maqedoni
Mickoski, thirrje Sofjes: Mos bllokoni fillimin e negociatave me BE-në
17.11.2020 13:05
Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski pas një takimi me partnerët e koalicionit...

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski pas një takimi me partnerët e koalicionit bëri thirrje që Bullgaria të mos e bllokoj fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.
Sipas tij, gjuha maqedonase, historia, dhe pakica maqedonase në Bullgari nuk guxojnë të kontestohen dhe patjetër duhet të respektohen.
“Qëndrojmë pas përcaktimit kushtetues për karakterin antifashist të Luftës Nacionalclirimtare dhe se ashpër kundërshtojmë ndryshimet e Kushtetutës, që nënkuptojnë mohimin e karakterit antifashist të kësaj lufte.”, theksoi Mickoski duke theksuar se "identeti, gjuha, historia maqedonase është e pranuar dhe konfirmuar nga mbarë opinion shkencor në botë”, theksoi Mickoski.
