Maqedoni
Shkeli masat anti-Covid, arrestohet pronari i lokalit
17.11.2020 12:30
Mbrëmë rreth orës 22 e 50 minuta, zyrtarët policorë të SPB Tetovë, kanë arrestuar R.B. nga Gostivari...

Mbrëmë rreth orës 22 e 50 minuta, zyrtarët policorë të SPB Tetovë, kanë arrestuar R.B. nga Gostivari, pronar i një objekti hotelierik në afërsi të magjistrales Gostivar-Tetovë.
46 vjecari u arrestua pasi lokali i tij po punonte edhe pas kohës së lejuar dhe brenda ka pasur 12 persona. Objekti hotelerik është mbyllur dhe vulosur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.
I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar . Policia do të përgatisë edhe parashtresë adekuate pas hetimit të cështjes .
