Maqedoni

Propozimi për seancat online në Kuvend, Xhaferi pret mendim nga grupet parlamentare

17.11.2020 13:52

Propozimi për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit u paraqit me procedurë të shkurtuar nga kryeparlamentari Xhaferi...

Propozimi për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit u paraqit me procedurë të shkurtuar nga kryeparlamentari Xhaferi, i cili pret tani të dëgjojë mendimin e të gjitha grupeve parlamentare. Nuk dihet ende se cfarë përmbajnë këto ndryshime. Nga Kuvendi thonë vetëm seato ndërmerren  pikërisht në drejtim të arritjes së këtij qëllimit për  punë të papenguar të Kuvendit, me mundësimin e punës në largësi, pra që  vetëm deputetët e infektuar dhe të tjerët që kanë vendim për izolim, të mund të votojnë “online”. 
 
VMRO-DPMNE: Mbajtja e seancave online, jokushtetuese
 
Megjithëse grupi parlamentar i opozitës maqedonase, ende nuk ka qëndrim zyrtar, VMRO-DPMNE vazhdon me këmbëngultësi të jetë kundër mbajtjes së seancave online, të cilat i quan jokushtetuese
 
"Kjo mënyrë pune është jokushtetuese, sipas nenit 69 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, i cili precizon qartë se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, mund të punojë, të mbajë seanca e të vendosë, me praninë e shumicës së deputetëve nga numri i përgjithshëm.", tha Ivan Jordanov nga VMRO-DPMNE.
 
LSDM: Nuk guxojmë të lejojmë Kuvend jofunksional
 
Por LSDM thotë se në Kushtetutë askund nuk shkruan se prania e deputetëve duhet të jetë patjetër fizike. 
 
"Ja tashmë në procedurë është buxheti, të hënën është caktuar komisioni për financa, e si e kemi thënë miliona herë, nuk nuk guxojmë të lejojmë që kuvendi të jetë jofunksional, shtet pa buxhet në një situatë të tillë me krizën Kovid. E dini që mossjellja e buxhetit do të thotë pamundësi fuinancimi, filluar nga pagesa e pagave.", tha Jovan Mitrevski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së.
 
As opozita shqiptare nuk ka qëndrim rreth këtij propozimi. Presin një herë ta analizojnë e më pas të deklarohen. Për shkak të virusi korona aktualisht në punimet e kuvendit, nuk marrin pjesë gjashtë deputetë.
 
ERSAN PAJAZITI