Maqedoni

Covid-19, Inspektorati Shëndetësor heton rastet e vdekjeve

17.11.2020 14:39

Vdekjet e tetë pacientëve që humbën jetën së fundmi nga ndërlikimet e shkaktuara nga Covid-19...

Vdekjet e tetë pacientëve që humbën jetën së fundmi nga ndërlikimet e shkaktuara nga Covid-19, po hetohen nga ana e Inspektorati Sanitar Shëndetësor. Në dy muajt e fundit, janë iniciuar katër hetime për një pacient nga Shën Nikolla, dy nga Strumica dhe një nga Reseni. Ndërkohë edhe 4 pacientë humbën jetën nga Covid 19 së fundmi, vdekje këto që gjithashtu po hetohen për të vërtetuar nëse të njejtët morrën trajtimin e duhur shëndetësor. Po vazhdojnë hetimet edhe për vdekjet e pacientëve nga Tetova, Kavadarci, Manastiri dhe Kriva Pallanka thonë nga ISSH. 
 
Vëmendje më të madhe në opinion mori rasti i fundit i 41 vjecares që vdiq më 14 nëntor në mëngjes pas komplikimeve nga Covid-19 në Repartin e Sëmundjeve Infektive në Spitalin Klinik në Shtip. Inspektoriati shëndetësor pret brenda tre ditësh përfundimin e hetimit për trajtimin e pacientes dhe rrethanat që çuan në rezultatin fatal, pas akuzave të familjarëve të saj se megjithë 17 telefonatat në numrin e lënë, vetëm një herë ka marë përgjigje teksa kërkonte t’i ndërrohet boca e oksigjenit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për Covid-19, që trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1,134. Aktualisht sipas MSH-së, ka deri në 100 shtretër spitalë të zbrazët në Qendrat Covid.
 
SEDAT SELIMI