Ekonomi

826 mln denarë buxheti i M. së Ekonomisë, Bekteshi: Ndihmë biznesit, luftë ekonomisë gri

17.11.2020 14:51

826 milion denarë parashikohet të jetë buxheti i Ministrisë së Ekonomisë për vitin 2021...

826 milion denarë parashikohet të jetë buxheti i Ministrisë së Ekonomisë për vitin 2021, prej të cilave 130 milion denarë janë dhënë për paga dhe ndihma të punëtorëve, 167 milion denarë janë paraparë për shpenzime kapitale, dhe 190 milion denarë për subvencione. Ndër prioritet kryesore të ministrisë do të jenë krijimi kushteve për zhvillimin e industrisë dhe sipërmarësisë, garanatimi I stabilitetit të energjisë dhe zhvillimi I turizmit. 
 
“Do të punojmë për të forcuar konkurencën e sektorit privat, për të forcuar lidhjet tregtare dhe për tu integruar në zinxhiret globalë. Do të ndërmerren veprime për të përmirësuar mjedisin e biznesit dhe për të luftuar ekonominë gri, për të përmirësuar aksesin në financa dhe për të adoptuar teknologjitë.”, tha  Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.
 
Bekteshi: Subvencione për qytetarët edhe në 2021
 
Për shkak të krizës me covid 19 në vitin 2020 i gjithë buxheti u drejtua në mbështetjen e sektorëve më të prekur në ekonomi. Por duke pasur parasysh që viti 2021 pritet të jetë vit I rimëkëmbjes ekonomike Bekteshi siguroi që do të vazhdojnë programet e ndryshme për mbështetje të kompanive dhe qytetarëve përmes subvencioneve të ndryshme. 
 
“Rimëkëmbja ekonomike nga COVID 19 do të vazhdohet përmes masave për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe mbrojtjes sociale të kategorive më të ndjeshme si dhe mbështetjes për ekonominë, sektorin privat dhe mbrojtjen e vendeve të punës.”, tha Kreshnik Bekteshi
 
Për një pjesë të subvencioneve të parashikuara në programet për vitin 2020, për të cilat, për shkak të pandemisë dhe krizës ekonomike nuk u shpallën thirrjet publike, në vitin 2021 janë siguruar fonde shtesë për zbatimin e  të gjitha programeve, përfshirë programin për efikasitet energjetik, ku parashihen subvencione për qytetarët. Subvencionet për ndërmarrjet private janë trefishuar, do të sigurohet mbështetje financiare për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, gratë sipërmarrëse, çertifikimin e sistemeve të cilësisë, çertifikimin e sistemit HALLALL dhe mbështetje të zejtarëve, tha Bekteshi.
 
ERSAN PAJAZITI