Kulturë
Çmimi „22 Nëntori” u ndahet Xhevat Loshit dhe Ali Aliut
17.11.2020 14:59
Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror „22 Nëntori” konform rregullativës ligjore në seancën e fundit

Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror „22 Nëntori” konform rregullativës ligjore në seancën e fundit ka miratuar vendimin për ndarjen e çmimit shtetëror „22 Nëntori” në vitin 2020 për mirënjohjen e njerëzve nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut që kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut,
Për arritjet në fushën e jetës politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut që kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, çmimi u ndahet:
– prof.Dr. Xhevat Loshi; albanolog.
– akademik. Ali Aliu; kritik letrar, thuhet në një njoftim të nënshkruar në Kryetarja e Këshillit dr. Gëzime Starov.
Çmimi fituesve do t’i dorëzohet më 22 Nëntor viti 2020 në ora 12 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
