Maqedoni
Vevçan, pandemia mbyll objektet gastronimike
17.11.2020 15:14
Pandemia ka vendosur çelësin në dyert e objekteve gastronomike në Komunën e Vevçanit...

Pandemia ka vendosur çelësin në dyert e objekteve gastronomike në Komunën e Vevçanit ku hotelierët vullnetarisht kanë mbyllur objektet e tyre, përshkak të rritjes së madhe të numrit të të infektuarve me Covid 19.
“Ata vetë e filluan këtë iniciativë në këtë periudhë për të mbyllur objektet. Disa prej tyre njoftuan një ditë më parë në faqet e tyre në Facebook se nuk do të punojnë derisa situata të qetësohet.”, tha Sasho Jankoski, kreytar i komunës së Vevçanit.
Në komunën e Vevçanit ka rreth 100 pacientë me Covid 19, pesëdhjetë prej tyre trajtohen në spitalin ditor në Qendrën Shëndetësore "Svetozar Çoçoroski". Por pacientët me simptoma më të lehta nuk respektojnë masën e vetë-izolimit. Kjo është një nga arsyet kryesore për përhapjen e virusit thotë kryetari i komunës, i cili një javë më parë vetë rezultoi pozitiv dhe momentalisht punon nga shtëpia.
“Duhet kontroll më i madh i pacientëve me Covid 19 dhe janë në izolim dhe atyre që janë në izolim edhe pse nuk kanë test pozitiv, sepse kemi informacione se ata po shëtisin nëpër Vevçan, edhe pse kanë dalë pozitiv. Edhe nëse mbajnë maska, ata sërish mund të përhapin virusin.”, tha Jankoski.
Në seancën urgjente të Shtabit të krizës në komunën e Vevçanit të mbajtur online, është apeluar policia që të zbatojë në mënyrë rigoroze rekomandimet për mbrojtje nga virusi. Qytetarëve u kërkohet të mos festojnë me shumë njerë ditëlindjet apo festat familjare.
ILMIE ZHAKU
