Botë
Mustafa: Sulmet na dëmtojnë, specialen e miratoi Kuvendi
17.11.2020 16:04
Pas akuzave në drejtim të kryedemokratit Lulzim Basha për përfshirje në hetimet për krime lufte në Kosovë...

Pas akuzave në drejtim të kryedemokratit Lulzim Basha për përfshirje në hetimet për krime lufte në Kosovë, ka reaguar kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Ai i konsideroi konstruktime të pavërteta sulmet ndaj lideri demokrat dhe thotë se ato nuk i vijnë në ndihmë pjestarëve të UÇK-së. Mustafa kërkoi ndalimin e sulmeve pa arsye të shëndosha, pasi e dëmtojnë Kosovën.
“Gjykatën Speciale, nuk na e bëri Lulëzim Basha e Sali Berisha,.por për te vendosi Kuvendi i Kosovës. Nëse s’do ta bënte Kosova do të vendoste Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Shqipëria nuk ka dorë dhe as hile në këtë vendim dhe as në proceset gjyqësore që u zhvilluan pas lufte. Për ne duhet të ketë qenë nder prezenca e shqiptarëve nga Shqipëria në misionin e UNMIK-ut, sikurse edhe e kosovarëve. Baltosja e njerëzve pa asnjë arsye të shëndoshë dhe pa argumente nuk është rrugë dhe mënyrë e mbrojtjes së vlerave të UÇK-së, të vlerave të shtetit tonë dhe të shtetit shqiptar. Duhet të pushojnë sulmet e tilla, sepse po na dëmtojnë." thotë Mustafa.
