Maqedoni
RMV në pritje, Rot: Zgjerimi, jo peng i kërkesave bilaterale
17.11.2020 16:11
Maqedonia e Veriut sipas të gjitha gjasave do të rikthehet në dhomën e pritjes të BE-së..

Maqedonia e Veriut sipas të gjitha gjasave do të rikthehet në dhomën e pritjes të BE-së, derisa nuk tejkalohen dallimet me Bullgarinë, e cila ka paralajëmruar veto. Vendimin pritet të merret sot, në seancën e Këshilli për Çështje të Përgjithshme të Unionit Evropian, ku do të shqyrtohet dhe vendoset për kornizën negocuese dhe mbajtjen e seancës së parë ndërqeveritare mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.
Hapja e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është kthyer në një nga sprovat e presidencës gjermane me BE-në. Ministri i shtetit për Evropën, Michael Roth, u bëri thirrje kolegëve të vet që të miratojnë çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
"Sot do t'i informojë koleget dhe kolegët e mi për procesin e zgjerimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dyja vendet janë fqinjët tanë të drejtpërdrejtë. Është në interesin e BE-së që të fillojmë negociatat me këto dy vende. Shpresoj që të gjithë koleget dhe kolegët nga të gjitha vendet anëtare të ndërgjegjësohen për këtë interes të përbashkët dhe të jenë të gatshëm të bëjnë përparime pragmatike dhe solidare në kuptimin më të mirë të fjalës. Procesi i anëtarësimit nuk duhet të bëhet peng i kërkesave të anëtarëve të veçantë.”, deklaroi Roth, në një konferencë për shtyp, në Berlin.
Zaev: Na duhet mundësi korrekte, be ta dëshmojë këtë
Përkrahjen e fortë gjermane e konfirmoi edhe kryeministri Zoran Zaev, një ditë më parë, pas takimit me deputetët e Bundestagut gjerman Nils Shmit dhe Jirgen Hart. Sipas të cilat, Gjermania angazhohet që séance e parë ndërqeveritare të mbahet deri në fund të dhjetorit.
“Disa vende anëtare ndoshta kanë harruar pse janë organizaur në unione të këtilla BE dhe NATO. Ne jemi ato që jemi jashtë dhe e dimë se ftohtë bën atje. Ata janë gjatë kohë brenda dhe ndoshta kanë haruar pse ne duam të futemi brenda. Ne e dijmë se në këtë fole është më ngrohtë, ndërsa disa vende anëtare kanë harruar se cili është qëllimi i këtij anëtarësimi. Na duhet një mundësi korrekte dhe Evropa duhet të dëshmojë që është e tillë.”, tha kryeministri Zoran Zaev.
Ndërkaq opozita maqedonase e kryesuar nga VMRO DPMNE, akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Zaev për amatorizëm dhe nënçmimin e republikës.
“VMRO DPMNE publikisht po paralajmëron qeverinë e Zaevit që të mos tregtojë me intersat kombëtare, të mos i rrënojë themelet mbi të cilat është ndërtuar shteti modern maqedonas ndër gjenerata.”, thuhet në kumtesën e VMRO DPMNE-së.
SHPËTIM NUREDINI
