Maqedoni
Bashkësia Fetare Islame e RMV-së, nesër zgjedh kryetarin e ri
17.11.2020 17:24
Komisioni Zgjedhorë I Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut prezenton kandidatët...

Komisioni Zgjedhorë I Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut prezenton kandidatët e mundëshm në garën për kryetar të këtij institucioni.
Nga tre kandidaturat e dorëzuara në Komision, njëra është refuzuar dhe vetëm dy kandidatura të kandidatëve janë verifikuar për kryetar të mundëshëm të BFI-së.
"Në arhivin e Komosionit zgjedhorë, janë të dorzuara tre kandidatura. Nga të cilat dy janë të verifikuara dhe gara për Resis –Ul-Ulema do të zhvillohet nesër mes këtyre dy kanditatëve të mundëshëm. Komisioni për Zgjedhje të kryetarit të BFI-së, ka të verifikuar kandidaturën e myftiut të Gostivarit, Shaqir Fetahut dhe kandidaturën e muftiut të Tetovës, Qani Nesimit", u shpreh kryetari i komisionit zgjedhorë-BFI, Muhamer Veseli.
Komisoni I BFI-së ka refuzuar kandidaturën e teologurt nga Shkupi, Muharrem Eminit. Sipas, Kryetarit të Komisionit Zgjedhorë të BFI-së ,Muhamer Veselit, arsyeja e refuzimit të kandidaturës së Eminit,është mos plotësimi I njërit nga kushtet e kërkuara, e cila është përvoja 10 vjecare në instancat e këtij institucioni.
Gara mes dy kandidatëve të mundëshëm do të zhvillohet nëser me fillim të orës 10:30, në selinë e BFI-së.
FARIJE DAUTI BAKIU
