Botë

Covid 19 në rajon: Rriten shifrat, spitalet mbushin kapacitetet

17.11.2020 18:07

Vazhdojnë të rriten shifrat Covid në vendet e rajonit...

Kosova raportoi këtë të martë për një tjetër rekord të ri fatal prej 16  viktimash . U regjistruan edhe 690 të infektuar të rinj nga 1.566 testime të kryera.
 
Në mesin e të infektuarve është edhe ushtruesja e detyrës presidente e  Kosovës, Vjosa Osmani. Të shëruarit në këto 24 orë janë 337. Aktualisht në Kosovë ka 11.768 raste aktive.
 
Edhe në Shqipëri u regjistruan 6 viktima dhe 694  të infektuar të rinj në 24 orët e fundit.  Janë shëruar edhe  351 qytetarë.
 
Në 3 spitalet COVID, po trajtohen 412 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar por ende 25% e kapaciteteve janë të lira thonë autoritetet. .Aktualisht në Shqipëri ka 14,685 raste aktive.
 
Në Bullgari në 24 orët e fundit u regjistruan 152 viktima dhe 3.519 raste të reja, në spitale ka 5.353 pacientë, 288 në kujdes intensiv.
 
Gjatë 24 orëve të fundit , edhe Kroacia regjistroi 31 viktima dhe 1.945 raste të reja . 1.827 pacientë janë në spital, nga të cilët 196 në respiratorë.
 
Pandemia po vështirëson kushtet spitalore edhe  në Greqi . Në të gjithë vendin, nga 1.177 shtretër që janë në funksion, 914 janë të zënë.